Mirëseardhje Klubi i Prodhuesve të Kosovës !

Anëtari më i ri i Rrjetit CSR Kosova, Klubi i Prodhuesve të Kosovës është organizate jo-qeveritare me anëtarë nga prodhuesit më të mëdhenj të Kosovës me pronësi të 23 fabrikave me më shumë se 100 brende.

Tani bashkërisht mund të kontribuojmë në shpërndarjen e parimeve të përgjegjësisë shoqërore dhe të ndërmarrim aktivitete të CSR që të adresojmë sfidat që ka shoqëria jonë të karakterit social.