Muaji i Vetëdijësimit të Kancerit të Gjirit

Tetori është Muaji i Vetëdijësimit të Kancerit të Gjirit, një fushatë botërore që përfshin mijëra organizata dhe kompani. Anëtarët e rrjetit CSR Kosova i janë bashkangjitur nismës për të theksuar rëndësinë e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.

Korporata Rugove lansoi etiketën me moton Zbulimi i hershëm i kancerit të gjirit – Mbijetesë për të rritur vetëdijësimin, meqë vetëm zbulimi i hershëm sjellë mbijetesë, jetë më kualitative dhe shpenzime më të vogla të trajtimit.