Ndarja e Çmimeve FIDES 2017 për Filantropinë në Kosovë

Ndarja e Çmimeve FIDES 2017 për Filantropinë në Kosovë

Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ) shpallë thirrje për pjesëmarrje në konkursin për çmimin e mirënjohjes për Filantropi në Kosovë.

Çmimi FIDES simbolizon mirënjohje publike për kompanitë dhe individët nga Kosova dhe diaspora të cilët në mënyrë sistematike dhe me ndjeshmëri ndaj ambientit, kulturës dhe vlerave tradicionale kanë mbështetur aktivitete dhe projekte të interesit të përbashkët.

Filantropët të cilët kanë pranuar Çmimin FIDES deri në vitin 2016 me angazhimin e tyre kanë kontribuar drejt adresimit të problemeve më të ndjeshme të komunitetit, mobilizimit të qytetarëve për të ndihmuar njëri-tjetrin dhe rritjes së përfshirjes së të gjithë qytetarëve për të sjellë ndryshim. Në vlerë monetare kontributet e dhëna arrijnë vlerën prej rreth 1.5 milion euro. Krahas çmimeve tradicionale, këtë vit FIDES-it i shtohen edhe tri çmime speciale: Çmimi FIDES për Fuqizimin e Gruas, Çmimi për Mbrojtje të Ambientit, dhe Çmimi për “Liderët e Rinj”.

Për më shumë informata:
Tel: +381 38 610 677
E-mail: fides@fiq-fci.org