Nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit mes CSR dhe Universitetit të Prishtinës

Rrjeti CSR Kosova ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi me Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”  për fuqizimin e të rinjve për të kontribuar në udhëzimin e përfituesve të programeve të Programit të Zhvillimit të Adoleshentëve dhe Pjesëmarrjes (ADAP) të UNICEF-it, për të arritur potencialin e tyre në zbatimin e këtyre projekteve në komunitete të ndryshme.

“Universiteti i Prishtinës e ka mision mësimdhënien, mësimnxënien, hulumtimet shkencore dhe punën artistike. Të gjitha këto i zbatojmë mbi bazën e vlerave themelore të arsimit të lartë, ku njëra ndër këto vlera është përgjegjësia ndaj komunitetit”, tha rektori Dema.

“Jemi mirënjohës për gatishmërinë tuaj për bashkëpunim për rritjen e skemës së mentorimit. Ky projekt ka për qëllim kontribuuimin dhe rritjen e kapaciteteve për pjesëmarrje në fuqinë punëtore dhe pjesëmarrjen në vendimmarrje, e këtë e kemi ideuar përmes mentorimit”, tha Linda Tahiri, drejtoreshe ekzekutive e CSR-it.

 

Me anë të kësaj marrëveshjeje, profesionistët e rinj vullnetarë do të përfitojnë nga ekspozimi ndaj një numri korporatash të mëdha që UNICEF-i ka bashkëpunim me to, duke mundësuar në mes të tjerash shkëmbim të përvojave dhe ideve.