Për vitin e gjashtë me rradhë, anëtari yne, Meridian Express në partneritet me SOS Fshatrat e Fëmijëve vazhduan fushatën tradicionale ”Barazo Faturën”.

Për vitin e gjashtë me rradhë, anëtari yne, Meridian Express në partneritet me SOS Fshatrat e Fëmijëve vazhduan fushatën tradicionale ”Barazo Faturën”.

Përmes kësaj fushate që është mbajtur gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, të gjithë konsumatorët e Meridian Express kanë pasur mundësinë të kontribojnë për SOS Fshatin në gjithë rrjetin e dyqaneve të Meridian Express.

Pas çdo blerje që bëjnë , konsumatorët kanë mundësi të barazojnë faturën, duke dhuruar shumën e mbetur nga fatura për SOS Fshatin. Për hir të transparencës së kampanjës, konsumatorët pranojnë faturën fiskale ku secila shumë e dhuruar figuron në formë të produktit.

Agon Gashi , Drejtor Ekzekutiv në Meridian Express, thotë se jemi shumë të lumtur që në bashkëpunim me konsumatorët tanë, të cilët edhe në kohë pandemie,  u treguan  zemërgjerë që të ndihmojmë dhe kontribuojmë në përmirësimin e kushteve për fëmijët e SOS Fshatit. Në krahasim me vitet e kaluara , shuma e mjeteve ka kaluar pritshmëritë.  Ne zgjodhëm, 1 qershorin, ditën e fëmijëve për të ju dorëzuar çekun duke uruar që të gjithë fëmijët të jetojnë shëndetshëm, të barabartë dhe të kenë mirëqenie sociale.