Plastika - Meet our Member

 

 

PLASTIKA SH.P.K

Kompania PLASTIKA është kompani private e themeluar në vitin 1992, nga z. Astrit Shabani e cila merret me prodhimin e folive të ndryshme që gjejnë përdorim në shumë fusha dhe industri siç janë: folitë për Ndërtimtari, GeoMembrana për izolim të themeleve, folisë për Agrikulturë, Termo folisë për ambalazhim, Stretch folisë si dhe foli të tjera.

Përveç prodhimtarisë, kompania PLASTIKA Sh.P.K është kompania e parë në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni që bën riciklimin e mbeturinave të folisë dhe plastikës si lëndë të parë në disa prodhimtari, mirëpo prodhimet tona bëhen edhe më materiale origjinale të lëndës së parë të importuar nga kompani me renome botërore.

Grumbullimi i mbeturinave të plastikës bëhet kryesisht në territorin e Kosovës, gjegjësisht në të gjitha komunat e Kosoves, dhe keto mbeturina cdo ditë barten në parkun e biznesit për riciklim.

Po ashtu në raste të konsiderueshme, kompania PLASTIKA bën edhe importim të mbeturinave për të përmbushur nevojat e veta për lëndë të parë prodhuese.

 

Kompania PLASTIKA ka një staf prej mbi 70 persona, duke përfshirë menagjmentin, stafin administrativ dhe punëtorët në prodhim. Selia e kompanisë gjendet në Fushë Kosovë, kurse riciklimi dhe prodhimtaria e cila bëhet me makineri të teknologjisë së lartë Evropiane bëhet në Parkun e Biznesit në Drenas si dhe në Podujevë.

 

Në vitin 2006 kanë filluar me riciklimin e mbeturinave të plastikës dhe prodhimin e regranulatës. Po këtë vit kanë filluar edhe prodhimin e folisë për Agrikulturë dhe Ndërtimtari.

 

- Në vitin 2007 filluan me prodhimin e qeseve nga folia.

 

- Në vitin 2010 filluan prodhimin e Termo folisë.

 

- Në vitin 2011 filluan prodhimin e Stretch folisë.

 

- Në vitin 2017 filluan prodhimin e GeoMembranës.

 

- Në dhjetor të vitit 2017 startuan me linjën e re super moderne, ekstruder 5 shtresorë. Kjo makineri e teknologjisë së fundit mund të prodhoj: Stretch Hood, Stretch Film, Haubë, Film për Agrikulturë të cilësisë së lartë.

 

Linja e re e teknologjisë së fundit ka kapacitetin të prodhojë cilësinë më të lartë të folisë në tregjet botërore.

Kompania PLASTIKA eksporton në disa vende Evropiane dhe rajonale, duke përfshirë: Shqipëri, Serbi, Maqedoni, Bosne, Mali i Zi, Rumani, Greqi, Bullgari, Kroaci, Itali, Slloveni, Qipro, Maltë, dhe Gjermani.

 

Planet afatshkurta dhe afatgjata te kompanise ne Kosove.

 

Kompania PLASTIKA planifikon të investoj dhe të sjellë teknologji të reja që mundësojnë prodhimtari më efikase dhe kualitative. Investime në linja të reja prodhuese dhe ricikluese për të ngritur cilësinë e produkteve të ofruara, për të rritur kapacitetet, si dhe për të sjellë produkte të reja inovative në fushën e prodhimeve të folive duke synuar lansimin e produkteve të reja të dedikuara për industri specifike.

Synim i kompanisë është të bëhen kompani lidere në rajon me qëllim të zgjërimit edhe më tej të prezencës në tregje të reja ndërkombëtare.

 

Aktivitetet e fundit CSR, impakti i tyre & Strategjia e Përgjegjësisë Shoqërore (CSR)

 

Si pjesë të aktiviteteve CSR që kompania PLASTIKA ndrmerr, mund të themi se grumbullimi i mbeturinave të plastikës dhe riciklimi i tyre në vetvete është një aktivitet CSR që vazhdon për disa vite me rradhë, dhe impakti është i dukshem në ambient por edhe në mirëqenjen e qytetarëve pasi largohen mbeturinat nga ambienti duke ulur rrezikun e kontaminimeve duke ofruar një ambient më të pastër.

Po ashtu në vazhdimësinë e aktiviteteve CSR, së fundi kanë instaluar impiante për riciklim të ujit që përdoret në riciklim të mbeturinave. Për të ulur konsumin e ujit, kanë investuar në linja të riciklimit të ujit që mundëson riciklimin e ujit mbi 90%. Kështu shfrytëzohet uji disa herë në prodhim duke zvogëluar në mënyrë të dukshme shfrytëzimin e burimeve ujore. Kompania PLASTIKA gjithashtu kontribon me pjesëmarrje në festivale të ndryshme që promovojnë ruajtjen e ambientit dhe në aktivitete tjera të ngjashme për përmirësimin e mirëqenjes sociale.

Vazhdimisht do të rrisin kapacitetet ricikluese të cilat direkt ndikojnë në zvoglim të mbeturinave plastike në ambient por edhe në deponi pasi sa më shumë riciklohet aq më pak deponohet. Me kontributin e tyre shpresojnë të krijojnë një ambient më të mirë për të gjithë. Kontributet në aktivitete tjera sociale janë përkrahur dhe do të vazhdojnë të përkrahen nga kompania PLASTIKA.

 

Rreth anëtarësisë në Rrjetin CSR Kosova

Anëtarësimi në rrjetin CSR Kosova u ndihmon që të zgjerojnë fushëveprimin tonë të aktiviteteve CSR. Është me rëndësi që aktivitetet CSR të jenë në fokusin e çdo kompanie pasi nga keto aktivitete përfitojnë të gjithë, dhe Rrjeti CSR Kosova e mundëson një gjë të tillë. Mbi të gjitha Rrjeti CSR Kosova krijon mundësi bashkëpunimi për të ngritur numrin dhe nivelin e aktiviteteve CSR që ne së bashku mund të ndërmarrim.