ProCredit Bank mbështetë ndërtimin e Qendrës për Edukim Mjedisor në kuadër të Pyllit të Arinjve

Kompania anetare e CSR Kosova, ProCredit Bank Kosova, ka mbështetur ndërtimin e Qendrës për Edukim Mjedisor në kuadër të Pyllit të Arinjëve e cila ka për qëllim të promovojë mbrojtjen e ambientit, duke financuar lidhjen e qendrës me sistemin e furnizimit me rrymë dhe instalimin e paneleve solare fotovoltaike në shumë prej 67.000 Euro.

“Për bankën ProCredit, ky projekt është i një rëndësi të veçantë meqë në njërën anë shprehë dedikimin e vazhdueshëm të bankës në mbrojtje të mjedisit, element i pandarë i identitetit tonë dhe në anën tjetër konfirmon tutje pozicionin tonë për përgjegjësi sociale” është shprehur drejtori gjeneral i bankës ProCredit Ilir Aliu.