Projekti Pact4Youth

Rrjeti CSR Kosova, bartëse e projektit Pact4Youth (Pakti per Rini) për Kosovë, bashkë me akterët tjerë, janë pajtuar me objektivat për projektin më me interes për shoqërine tonë. Këto objektiva do të prezantohen në Samitin ‘European Education Business Summit’, ngjarje kjo e cila do të mbahet në Bruksel më 23 Nëntor.

Projekti synon të rritë numrin dhe cilesinë e partneriteteve biznes-arsim për punësim dhe përfshirjen e të rinjve, përmirësimin e politikave kombëtare që kane të bejne me arsimin, konkurrencën dhe punësueshmërinë, përfshirjen e më shumë grave në tregun e punës, dhe reduktimin e boshllëqeve të shkathtësive.