Puna e Rrjetit drejt Objektivave te Zhvillimit të Qëndrueshëm

Në kuadër të Agjendës 2030, Kombet e Bashkuara synojnë ndërtimin e një bote pa varfëri dhe uri, me arsim cilësor, mbulim shëndetësor universal, arritje të barazisë gjinore dhe fuqizim të grave dhe vajzave, dhe ndër të tjerash, një mjedis ekologjikisht të qëndrueshëm.
Pavarësisht situatës pandemike dhe betejës së vazhdueshme kundër koronavirusit, institucionet publike, sektori privat, shoqëria civile dhe të gjtihë akterët e tjerë relevant, duhet t'i përgjigjen thirrjes së Kombeve të Bashkuara, për t'u fokusuar në zhvillimin e mëtutjeshëm të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, vecanërisht mos-shkëputjen e përkrahjes kontinuale për gratë, të rinjtë, punëtorët me paga të ulëta, ndërmarrjet e mesme dhe të vogla, sektori informal dhe grupet e cenueshme që tashmë janë në rrezik.
Duke punuar së bashku në arritjen e objektivave ambicioze për ta zhdukur varfërinë, luftuar pabarazinë, dhe ndër të tjerash, trajtuar ndryshimet klimatike, mund ta vendosim një themel të fortë dhe një rrugë të sigurtë drejtë betejave të vazhdueshme kundër COVID - 19.
Ndër të tjerash, arritja e suksesshme e Objektivës së 3-të - sigurimi i jetës së shëndetshme dhe nxitja e mirëqenies për të gjithë njerëzit e çdo moshe - do të thotë forcimi i mëtutjeshëm i kapaciteteve të shteteve për reagimin e hershëm ndaj emergjencave, uljen e rrezikut dhe menaxhimin sukseshëm të rreziqeve shëndetësore kombëtare & globale.
Sipas të dhënave nga UNESCO, vlerësohet se rreth 1.25 miliardë studentë janë prekur nga kjo pandemi, duke paraqitur një sfidë serioze për arritjen e Objektivës së 4-të, Edukimit Cilësor; dhe sipas Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO), rreth 25 milion njerëz mund të humbnin punën e tyre, të cilët njëkohësisht vuajnë nga mungesa e mirëqenies sociale përgjatë kësaj pandemie.
Në shumë pjesë të botës, pandemia dhe efektet e saj po përkeqësohen nga kriza e vazhdueshme e sigurimit të ujit të pastër, mungesa e rritjes ekonimike & pabarazitë, kultivimi i stereotipeve dhe pabarazia gjinore, dhe ndër të tjerash, kriza në sigurimin e ushqimit dhe varfëria.
Për një kohë relativisht të shkurtër, shtetet botërore kanë arritur të mbledhin resurse të mjaftueshme për ta përkrahur luftën e vazhdueshme kundër pandemisë. Nëse ia kushtojmë një nivel të ngjajshëm të vëmendjes dhe rëndësisë luftës kundër varfërisë, urisë, ndryshimeve të dëmshme klimatike, projekteve shkatërruese jo-ekologjike, dhe në përgjithësi t'i përshpejtojmë përpjekjet tona në arritjen e suksesshme të Objektivave të Zhvillimit të Qëndryshëm, të inicuara nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, ne do të kontribuojmë pozitivisht në ndërtimin e një bote më të shëndetshme, me të sigurtë & funksionale, e cila rrjedhimisht do na ndihmonte botërisht - nëse jo t'i shmangim - atëherë t'i menaxhojmë në mënyre të suksesshmë përpjekjet tona ndaj pandemive.
Deri tani, Rrjeti CSR Kosova, së bashku me anëtarët e saj, është një ndër organizatat/institucionet kryesore në vendin tonë, e cila vazhdimisht punon me efektivitet dhe përgjegjësi të lartë në arritjen e OZhQ-ve, në kuadër të Agjendës 30, për një Kosovë më gjithëperfshirëse, funksionale, dhe ndër të tjerash, një shtet me kohezionin social e objektiva të lidhura me një sistem modern arsimor, dhe një sistem adekuat të kujdesit cilësor shëndetësor.