Punë praktike me pagesë për 500 të rinj përmes projektit K-GEN U

Punë praktike me pagesë për 500 të rinj përmes projektit K-GEN U

Rrjeti CSR Kosova ka hapur thirrjen e aplikimit për 500 të rinjë Kosovarë, përmes punës praktike për 3 muaj, me pagesë, për secilin, në kompani me reputacion në Kosovë, organizata ndërkombëtare, sektor publik & OJQ të ndryshme. Ky program realizohet në kuadër të projektit “Kosovo Generation Unlimited – K-GEN U” për fuqizimin e të rinjëve, që përkrahet dhe financohet nga Unicef Kosovo Programme, me mbështetje shtesë nga Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA).

Përvec punës praktike, 3 mujore, kandidatët e përzgjedhur do të përfitojnë edhe nga mentorimi në vendin e punës dhe trajnimet për shkathtësitë për punë e jetë, të cilat do t’ju shërbejnë për zhvillim profesional dhe qasje më të lehtë në tregun e punës. Kandidatët, po ashtu, do të pajisen me dëshmi për përfundimin e punës praktike, nga punëdhënësi dhe Rrjeti CSR Kosova.

Rrjeti CSR Kosova vlerëson lartë angazhimin e sektorit privat në përmirësimin e mirëqenies kolektive përmes aktiviteteve, projekteve e veprimtarisë me përgjegjësi sociale dhe është duke u mbështetur fuqishëm nga anëtarët e saj dhe partnerët e jashtëm të cilët janë të përkushtuar dhe udhëhiqen nga këto vlera dhe misioni për arritjen e objektivave për zhvillim të qëndrueshëm.