Recura Financials me hulumtin në sektorin privat kundër përhapjes së pandemisë COVID19

Për të matur ndikimin që masat kufizuese kundër përhapjes së pandemisë COVID19 kanë pasur në sektorin privat është bërë një hulumtim nga anëtari ynë Recura.

Sipas kësaj ankete, ku janë përfshirë 462 biznese në fillim të muajit prill rezulton se 95% e ndërmarrjeve e vlerësojnë krizën e COVID-19 si negative, prej të cilëve më shumë se gjysma e tyre e vlerësojnë si shumë negative. Përqindje po aq e lartë është gjetur edhe në vlerësimin e rënies së shitjeve, ku mbi 92% e bizneseve kanë deklaruar se kanë përjetuar zvogëlim të shitjeve si pasojë e masave kufizuese, prej të cilëve rreth 48% kanë raportuar rënie më madhe se 75%, derisa çereku i të anketuarve ka raportuar zvogëlim të shitjeve në normën mbi 50%.