Rëndësia e punës praktike për zhvillim të karrierës tek të rinjtë

Në kuadër të Javës Globale të Ndërrmarrësisë, Rrjeti CSR Kosova ka zhvilluar një bashkëbisedim rreth konceptit të punës praktike për zhvillim të profesional dhe personal duke përfshirë këtu edhe shpalosjen e mundësive të ndryshme për punë praktike në Kosovë.

Përgjatë kësaj bisede rëndësi e vecantë iu kushtua fuqizimit të të rinjve kosovarë, ngritjes së kapacitetit dhe aftësive të tyre për një qasje të suksesshme në tregun e punës, shkathtësive në politikë-bërje dhe vendimmarrje, përmes mundësisë së angazhimit të tyre në punë praktike.

Gëzime Hasani, Specialiste për Përgjegjesi Shoqërore Korporative ndau informacione përmbajtësore për skemën e punës praktike në Kosovë, programet që ofrojnë kompanitë e ndryshme dhe rrugën se si studentët mund të qasen në këto programe. Ajo i vendosi në pahë përfitimet që sjell puna praktike, sfidat me të cilat mund të përballen praktikantët në një ambient të punës, duke përfshirë kështu edhe kornizën ligjore në këtë aspekt. Gëzimja transmetoi energji pozitive dhe këshilla shumë të cmuara nga zhvillimi i saj profesional, që mbeten një motiv i fuqishëm për të rinjtë tanë.

Edon Muhaxheri nga Radiant Gradient, si një praktikant dikur dhe tani si punëdhënës, nga këto dy prespektiva ishte i mendimit që praktikantët ideal për një punëdhënës duhet të kenë shumë fokus për punën në të cilën angazhohen dhe minimizim të pritshmërive nga ajo punë. Edoni thekson se cdo përvojë e marrë nga puna praktike, dhuron një kontribut të vecantë në karrierë dhe se puna praktike nuk do të thotë të jetë e lidhur doemos me profesionin e se ardhmës.

Getoarba Prokshaj, praktikante në Rrjetin CSR Kosova, tregoi qëndrimet e saja për punën praktike, qëllimin e aplikimit dhe eksperiencat që ajo i ka gjatë këtij angazhimi. Ajo potencon së gjatë punës praktike, cdo shkathësi e zhvilluar në kuadër të saj do ta jap ndikimin produktiv në rrugëtimin profesional.

Vlen të theksohet që gjatë bashkëbisedimit, përdoruesit e rrjetit facebook të cilët ndoqën eventin, kishin mundësin për pyetje dhe komente.

Ky sesion informues u organizua në bashkëpunim me Innovation Centre Kosovo.