Rimandatimi i anëtarës Antigona Limani në Bordin e Rrjetit CSR Kosova

Me shumë kënaqësi dhe entuziazëm, urojmë Antigona Limani, për rimandatimin e saj, për herë të dyte, në cilësinë e Anëtarës së Bordit në Rrjetin CSR Kosova! 

Përgjatë mandatit të kaluar, Antigona, Drejtoreshë për Marketing dhe Marrëdhënie me Publikun në Raiffeisen Bank Kosova, me shumë profesionalizëm dhe përkushtim, punoi vazhdimisht në ngritjen dhe shpërndarjen e filozofisë së #CSR brenda dhe jashtë Rrjetit.

Antigona dhe Raiffeisen Bank Kosova janë të angazhuar plotësisht që operacionet dhe aktivitetet përkatëse brenda bankës, të kompletohen në përputhje me parimet e “Global Compact” dhe Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZhQ-të), duke u fokusuar në harmonizimin e veprimtarisë së tyre me këto qëndrime.

Besojmë fushiqëm që kontributi i Antigonës në Rrjetin CSR Kosova, në cilësinë e Anëtares së Bordit, do të vazhdojë të jetë përmbajtësor dhe tejet pozitiv, duke i shfrytëzuar aftësitë e saj në mënyrë optimale dhe përvojën profesionale, për të inkurajuar kontributin ndaj shoqërisë dhe zhvillimin e qëndrueshëm në sektorin privat dhe në shoqërinë kosovare.

Antigonës i dëshirojmë shumë sukses dhe produktivitet përgjatë këtij mandati!