Roland Raka, mentor vullnetar në Programin e Mentorimit

Roland Raka, mentor vullnetar në njërën nga punëtoritë zhvillimore të Programit të UNICEF-it në Kosovë, tregon përvojat e tij rreth mentorimit.

''Punëtoria ishte shumë përmbajtësore dhe e veçantë, ku kam pasur kënaqësinë të punoj me një grup adholeshentësh - të zgjuar & të etur për dije, dhe me shumë vullnet për identifikimin dhe zgjidhjen e problemeve shoqërore në komunitetin e tyre.

Gjithashtu, përvoja ime nga shkëmbimi akademik në kuadër të bursave Erasmus+Programme, dhe angazhimi si Anëtar Bordi në Shoqatën e Alumni të Ballkanit Perëndimor (WBAA), më ka ndihmuar që t'i kuptoj më mirë sfidat që kanë të rinjtë kosovarë.

Edhe pse ishte një javë me plot angazhim dhe punë intenzive, të qenurit pjesë e kësaj punëtorie, në cilësinë e mentorit profesional, ishte një arritje dhe përvojë fuqizuese edhe për mua."

Programi i Mentorimit është pjesë kyçe e Projektit "Kosovo Generation Unlimited", i cili implementohet nga Rrjeti CSR Kosova, dhe mundësohet falë përkrahjes së Unicef Kosovo Programme, Austrian Development Agency, dhe SIDA.