SHARRCEM nëpërmjet projektit #CSR LAB kanë nënshkruar marrëveshje të re me SPEEEX

Anëtari jonë patron #SHARRCEM nëpërmjet projektit #CSR LAB kanë nënshkruar një marrëveshje të re me SPEEEX, SPEEEX Education! Kjo marrëveshje do të sjellë vende pune për qindra të rinj të rajonit të Hanit të Elezit dhe do të promovojë zhvillimin ekonomik të këtij regjioni. Një degë e re SPEEEX së bashku me një qendër trajnimi do të hapet në këtë qytet që do të përgatisë të rinjtë për punë në sektorin e Business Process Outsourcing.