Tryeza e Rrumbullakët për Strategjinë e parë të Përgjegjësisë Shoqërore Korporative

-Me datën 19 dhjetor 2017, ora 15:00 në Odën Ekonomike Të Kosovës, do të mbahet Tryeza e rrumbullakët për diskutim rreth Strategjisë së parë të Rrjetit CSR Kosova ku do të kemi panelistë:

  1. Z .Shyqiri Bytyqi -Ministër e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë,
  2. Z. Besim Beqaj - Ministër I Inovacionit dhe Ndërmarrësisë,
  3. Znj. Dhurata Hoxha -Ministre e Integrimit Evropian,
  4. Z. Valdrin Lluka -Ministër I Zhvillimit Ekonomik.

Ndër të tjerë do të jenë folës znj. Venera Hajrullahu nga KCSF për rolin e shoqërisë civile në promovimin e CSR, si dhe folës nga Zyra e BE për praktikat më të mira të BE-së.

Strategjia ka qëllim primar kontributin në zhvillim të qëndrueshëm ekonomik nëpërmjet promovimit të konceptit, ideve dhe veprimeve konkrete të CSR. Jetësimi praktik i këtij dokumenti kërkon koordinim dhe bashkëpunim të akterëve të ndryshëm nga sektori privat, sektori qeveritar, sektori jo-qeveritar, dhe komuniteti i donatorëve, andaj pjesëmarrja juaj në tryezë dhe kontributi në Strategji do të ndihmojë në fuqizimin e ndikimit të CSR në shoqërinë Kosovare.