UBT i bashkohet Paktit Evropian për Rinine

Prishtinë, 17/10/2016 -  Është nënshkruar Pakti Evropian për Rininë nga Rektori i Universitetit për Biznes dhe Teknologji – UBT, Dr. Edmond Hajrizi.

Rrjeti CSR Kosova dhe UBT, bashkë me bizneset anëtare të Rrjetit, do të themelojnë bashkërisht Bordet e Biznesit për Fakuktetet e ndryshme, me synim të ndërtimit të partneriteteve serioze biznes-arsim të cilat do të kontribojnë në rritjen e punësimit të të rinjëve.

Mbështetja e Paktit nga ana e UBT-së vjen natyrshëm pas shumë iniciativave dhe aktiviteteve të këtij institucioni arsimor në drejtim të rritjes së punësimit të të rinjëve dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Kolegji UBT ështët një Institucion inovativ i arsimit të lartë në Kosovë dhe në rajon, i cili kombinon përparësitë e universiteteve të mirënjohura ndërkombëtare; ofron programe bashkëkohore studimi sipas standardeve cilësore ndërkombëtare; akademikë dhe ekspertë eminentë; partneritet me universitete dhe institucione të mirënjohura; mundësi për përvoja të jashtme (studime profesionale e praktika); infrastrukturë moderne, organizim dhe menaxhim modern të Kolegjit UBT (në pajtim me standardin ISO 9001); lidhje direkte me ekonominë; projekte hulumtuese akademike dhe ndërkombëtare; transferim të njohurive të teknologjisë së lartë; si dhe studentë e personel tejet të motivuar.

Pakti Evropian për Rininë ka për synim ndërtimin e partneriteteve mes sektorit publik, sektorit privat dhe rinisë, në mënyrë që bashkërisht të punojmë drejt krijimit të mundësive të reja për punësim dhe përfitim të shktathtësive për të rinjtë. Përmes Paktit, palët zotohen se bashkërisht do të angazhohen për të krijuar mundësi të reja për punë praktike, trajnime, zanatësi dhe punësim direkt për të rinjtë.