UPShift-Social Impact workshop

UPShift-Social Impact workshop realizuar nga IPKO Foundation me mbështetjen e UNICEF Kosovo Program dhe Rrjetit CSR të Kosovës si Partner Implementues, mblodhi 50 vajza dhe djem të rinj, të cilët kaluan një punëtori intensive 3 ditore, e cila ndihmoi në rritjen e aftësive profesionale dhe kapacitetet për të zgjidhur sfidat sociale në komunitetin e tyre. Kemi pasur disa nga idetë më të pabesueshme dhe të ndryshme të projekteve gjatë UPSHIFT, ku në fund 5 grupe u shpërblyen me mbështetje financiare prej 1000 euro, dhe me mbështetje 3-mujore në periudhën e implementimit nga IPKO Foundation.