WHITE PAPER - Samiti i SDG-ve CSR Europe.

 

Nga urgjenca në veprim. Ishte kjo moto e ediocionit të tretë të WHITE PAPER që u lansua në samitin e SDGve organizuar nga CSR Europe. Pjesëmarrëse në këtë samit ishte edhe drejtorja e Rrjetit CSR Kosova, @Linda Tahiri.

‘Megjithatë, pengesat në adresimin e 17 SDGve, mbeten të rëndësishme. Në WHITE PAPER -in e saj të tretë, CSR Europe së bashku me Globescan, merret me botimet dhe studimet e fundit për të dhënë një pasqyrë të detajuar të sfidave të përpara, si dhe progresin dhe veprimet që duhen ndërmarrë në kuadër të tre fushave prioritare të CSR Europe - Njerëzit, Materialet dhe Tregjet.

Edhe pse disa përmirësime janë bërë gjatë 2 viteve të fundit, shoqëria në përgjithësi është ende larg nga arritja e SDG-ve. Zgjidhja e këtyre sfidave qëndron në bashkimin e akterëve të ndryshëm nëpërmjet partneriteteve shumëpalëshe dhe platformave bashkëpunuese; si dhe angazhimin e CEO-ve.

#csreurope #csrkosovo #SDGs

ÇFARË MUND TË GJENI NË WHITE PAPER?

https://www.csreurope.org/sites/default/files/uploads/CSR%20Europe%20White%20Paper%202019.pdf