"everGREEN Kosovo"

Rrjeti CSR Kosova ishte pjesë e forumit “everGREEN Kosovo” i mbajtur në Hotel “EMERALD” - Prishtinë, ku u diskutua për sfidat mjedisore dhe praktikat më të mira për zgjidhjen e tyre.

Forumi “everGREEN Kosovo” bashkoi të gjithë akterët mjedisor, përfaqësues nga institucionet e të gjitha niveleve në Kosovë, përfaqësues nga institucionet ndërkombëtare, dashamirë të mjedisit, ekspertë mjedisor, studentë e vullnetarë.

Gjatë këtij forumi u diskutuan praktikat e mira që implemetojnë komunat, organizatat ndërkombëtare, organizatat e shoqërisë civile, kompanitë private e akterë të tjerë mjedisor në fushën e mbrojtjes së mjedisit, sfidat me të cilat përballen dhe alternativat të cilat duhet ndjekur drejt zhvillimit të qëndrueshëm mjedisor.

Në fund të ditës u bë “Thirrja për Veprim” përmes 15 grupeve punuese, ku Rrjeti CSR Kosova ishte ‘expert moderator’ i një grupi të cilët promovuan slloganin “Bojkoto qeset e plastikës” me synim të arritjeve të rezultateve konkrete.