12 Gushti, dita botërore e Rinise

Më 17 Djetor 1999, në rezolutën 54/120, në Mbledhjen e Asamblesë Gjenerale të UN hyri në fuqi rekomandimi i bërë nga Konferenca Botërore e Ministrave përgjegjës për Rini (Lisbone, 8-12 Gusht) që 12 Gushti, të deklarohet si dita botërore e Rinisë.

Përmes artikullit më poshtë, mund ta shihni se çka po bën CSR Europe për Rininë, përmes Paktit për Rini.

Pakti Evropian per Rini

Në, mënyrë që të jenë sa më konkuruese në tregun global, kompanitë në Evropë më shumë se kurrë kanë nevojë për rini me aftësi të duhura. Në të nejtën kohë Evropa ka një kapital të pashfrytëzuar njerëzor.

Për të arritur qëndrueshmëri më të lartë dhe inovacion, dhe për ti dhënë përparësi aftësive dhe talenteve në Evropë, biznesi dhe sektori i edukimit duhet të jenë më të hapur me botën dhe me njeritjetrin. Biznesi si zakonisht nuk është një opcion.

Të rinjët në ditët e sotshme kane mundesi punësimi që nuk kanë ekzistuar një dekadë më heret. Ritmi i përparimit teknologjik dhe globalizimi janë të pamëshirshëm, dhe vetem jane duke u rritur. Fenomene si interneti; ndryshimet demografike; dhe ekonomia rrethore, u kerkon studentëve dhe bizneseve të përgaditen për punë të reja dhe moderne të cilat ende janë të panjohura.

Ndërkohë, më shumë se 7 milion 15-24 vjeqarë në Evropë janë të papunë ose të pashkolluar. Ende janë 4.4 milion të rinjë të cilët e kanë lënë arsimimin ose trajnimet e ndryshme. Ata janë duke humbur mundësitë për të mësuar dhe për të marrë aftësi të cilat do të mund t’i shfrytëzonin gjatë jetës së tyre, duke u përfshirë në zhvillimin e një shoqërie që premton shumë.

Për më tepër, shumë të rinjë refugjat dhe migrant me aftësi të llojeve të ndryshme janë duke arritur në Evrope, dhe mund të reprezentojnë një aset të vlefshëm për ekonominë Evropiane. Për të konkuruar në ekonominë Globale, Evropa dhe bizneset e saj, duhet te kenë një fuqi punëtore shumë të aftësuar, e cila është në gjendje të ju përshtatet sfidave të reja. Prandaj, biznesi në bashkëpunim me edukimin duhet të marrin një rol aktiv në trajtimin e kësaj sfide.

Pakti për Rini është një bashkëpunim mes biznesit dhe Liderëve të Unionit Evropian. i inicuar nga CSR Europe, ku sjell sëbashku reprezentuesit e biznesit, partnerët social, edukimin dhe trajnimet, organizatat e rinisë, publikun dhe serviset e punësimit privat, mësuesit, trajnerët, ata që mësojnë dhe prindërit gjithashtu faktorë të tjerë kyq, për të zhvilluar ose konsoliduar partneritete të cilat mbështesin punësimin dhe përfshirjen e të rinjëve.

Në lidhje me këto objektiva dhe aksione të propozuara. Biznesi do të lidhet me Komisionerin Evropian për Punësim, Afera Sociale, Aftësi dhe punë dhe të gjitha organizatat mbështetëse, për të mbështetur krijimin e 10,000 partneritete kualitative biznes-edukim, që kanë qëllim të përbashkët të ndërtojnë sëbashku së paku 100,000 zanatësi të reja kualitative, trajnime ose vende pune te reja.

Kjo do të arrihet përmes 28 Planeve të Veprimit të ndërtuara në Shtetet Anëtare, të inicuara dhe të ndihmuara nga CSR Europe. Vendet kandidate dhe vendet e EFTA-s janë të ftuara t’i bashkangjiten kësaj iniciative

Pakti do të bejë takime dhe aktivitete gjatë 2016 dhe 2017 për ti mobilizuar palët dhe për të raportuar në progres. Rezultatet dhe propozimet për politikat e ardhshme për punësim të rinisë, tranzicion nga edukimi në punësim, aftësi më të mira dhe konkurencë në biznes, të cilat do të rrjedhin nga ky Pakt, do të prezantohen në Samitin e parë Evropian për Ndermarrje-Edukim gjatë vitit 2017.

Ne ftojmë të gjithë reprezentuesit e biznesit, partnerët social, edukimin dhe trajnimet, organizatat e rinisë, publikun dhe serviset e punësimit privat, mësuesit, trajnerët, ata që mësojnë dhe prindërit gjithashtu faktoret e tjerë kyq, të bashkangjiten në Paktin Për Rini për ti rritur ambicjet dhe rezultatet e tij.

Duke marrë pjesë, ju do të ndërtoni kapacitete të disponueshme përmes programeve ekzistuese të BE-së, fushatat e bizneseve, duke u angazhuar në nivele nacionale, regjionale dhe sektoriale.

Pra, le të punojmë sëbashku drejt një pro-rinie dhe pro-inovacioni për një Evropë të qëndrueshme.