"Baker Tilly Kosovo Kids 2015"

Në Prizren më 19 dhe 20 Shtator 2015 do të mbahet turneu i fëmijëve për kategorinë Kuq, Portokall dhe Gjelbërt (Red, Orange&Green). Turneu “Baker Tilly Kosovo Kids 2015" do të mbahet në terrenet e tenisit në Prizren sipas këtij orari dhe për këtë grupmoshë të fëmijëve:

• E shhtunë 19 Shtator 2015, me fillim në ora 9.30 Tenisi i Gjelbërt (Green) apo fëmijët e lindur në vitin 2004, 2003.

• E diel 20 shtator 2015, me fillim në ora 09.30 Tenisi i Kuq (Red) apo fëmijët e lindur në vitin 2007, 2008, 2009

• E diel 20 shtator 2015, me fillim në ora 09.30 Tenisi i Portokalltë (Orange) qpo fëmijët e lindur në vitin 2005, 2006.

Turneu luhet në formatin Round Robin dhe sipas sistemit të poentimit të përcaktuar në Rregullorën e poentimit të FTK-së.

Paraqitja për turne bëhet përmes e-mail në jetonh71@hotmail.com deri të premten në ora 21.00

Turneu “Baker Tilly Kosovo” Kids 2015 do të sponzorohet nga Kompania “Baker Tilly Kosovo”.