Bruksel - Kuvendi i Përgjithshem i CSR Europe

Drejtori Ekzekutiv i Rrjetit CSR Kosova, z. Senton Kaçaniku javën që shkoi morri pjesë në takimin me Organizatat Partnere Nacionale të CSR Europe, dhe në Kuvendin e Përgjithshëm të këtij rrjeti ku u votua Bordi i Ri i CSR Europe.

Rrjeti CSR Kosova morri pjesë me të drejta të plota dhe të barabarta me rrjetet dhe organizatat evropiane të përgjegjësisë shoqërore korporative.

Gjatë kësaj ngjarje, u prezentua Pakti Evropian për Rininë që u lansua në BE më 17 Nëntor 2015 dhe në Kosovë më 4 Mars 2016.

Z. Kaçaniku me këtë rast është takuar me z. Jacques Spelkens, i cili ishte edhe pjesëmarrës i lansimit të Paktit në Kosovë, si dhe me drejtuesit e rrjeteve për përgjegjësi shoqërore të vendeve të ndryshme evropiane, si dhe me përfaqësues të lartë të korporatave liderë si Walt Disney, Enel Group, Hitachi, BASF, Foretica, IBM, etj.

Gjithashtu ai morri pjesë edhe në konferencën për përfshirjen e të drejtave të njeriut në funksionet brenda kompanisë, me nikoqir Europarlamentarin Richard Howitt, dhe me organizim të CSR Europe, kjo konferencë prezantoi shembujt e korporatave lidere për përfshirjen e mbrojtjes së të drejtave të njeriut brenda kulturës së tyre korporative, politikave të brendshme, dhe strategjive për përgjegjësi shoqërore korporative.

Gjatë konferencës folën panelistë nga korporata lidere globale dhe institucione si: Enel, Hitachi, Orange, Coca-Cola, BASF, Bettercoal, Solvay, EICC, European Automotive Working Group, Cargill, Federata e Industrisë së Dyqaneve Ushqimore e Holandës, Iniciativa e Tregtisë së Qëndrueshme, FTA, EURATEX, JAC, Komisioni Evropian, Qeveria e Holandës, Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, OKB, Parlamenti Evropian, CSR Europe, GIZ, Forumi Botëror Ekonomik.

Rrjeti CSR Kosova gjatë pjesëmarrjes në këtë konferencë, me shumë kujdes mësoi për shembujt evropianë të cilët do të mund të gjejnë zbatim në sektorin privat në Kosovë

Gjatë javës sa qëndroi në Bruksel, z. Kaçaniku morri pjesë edhe në një koktej të organizuar nga Ambasada e Irlandës në Belgjikë, si dhe pati disa takime me zyrtarët e CSR Europe.

Z. Kaçaniku  vizitoi edhe Korporatën më të madhe të energjisë në botë, ENGIE (ish gdf suez), dhe mësoj nga përvojat dhe aktivitetet e tyre të përgjegjësisë shoqërore korporative.

ENGIE është një kompani shumë aktive në shoqëri dhe mbrojtje të mjedisit, dhe sikur ne Kosovo CSR Network, është anëtare e CSR Europe. Kjo kompani prin përmes shembullit të mirë të aftësimit të të rinjve, mbrojtjes së mjedisit, krijimit të punësimit dhe transferimit të ekspertizës.

Këshilltari i Drejtorit Ekzekutiv, dhe njëherësh Shef i Zhvillimeve Territoriale dhe Rrjeteve CSR në ENGIE, z. Jacques Spelkens, ishte edhe shtyllë mbështetëse për lansimin e Paktit Evropian për Rininë në Kosovë, dhe nga ai moment është dëshmuar të jetë një mik i rëndësishëm i Rrjetit CSR Kosova dhe i Kosovës në përgjithësi.‪‬