CSR - Një investim i zgjuar që jep një avantazh në biznes

Robert Wright, Kryesuesi i Bordit të Rrjetit CSR Kosovë dhe njëherit Drejtori i Përgjithshëm i Bankës Raiffeissen, në këtë eveniment prezentoi të arriturat eRrjetit CSR në Kosovë.

Ai theksoi se "Ka pasur edhe projekte të shumta CSR individuale të zbatuara nga anëtarët tanë gjatë 2 viteve të fundit dhe ne tani mund të themi se CSR në Kosovë është duke zënë hapin e vërtetë dhe që ka një efekt pozitiv në mjediset e biznesit dhe sociale në Kosovë. Por ka ende shumë shumë më shumë për të bërë para se të mund të themi se Kosova me të vërtetë përqafon CSR".

Ndërkaq Ministri i Zhvillimit Ekonomik Fadil Ismajlin, i cili ishte përfaqësues i Qeverise së Kosovës në këtë eveniment potencoi se "Qëllimi i CSR-it është të maksimizojë ndikimin pozitiv të ndërmarrjes dhe të minimizojë ndikimin e saj negativ në shoqëri. Me fjalë të tjera, është "koncepti" që bizneset në mënyrë aktive duhet të merren me mirëqenien e shoqërisë në tërësi."

Ndërsa, Goran Lazarevski - Anëtar i trupit koordinues të CSR Maqedonia, tha se nuk është punë e Qeverisë që të aprovojë ligj për CSR-në, por mund të përkrah bizneset dhe rrjetin e CSR-së. Ai ka prezantuar praktikat rajonale të nismave të tilla duke theksuar se ato përveç benefiteve për shoqërinë krijojnë benefite edhe për biznesin ngase promovojnë atë.

Drejtoresha Ekzekutive, Lindita Daija theksoi se "CSR (Përgjegjësia Shoqërore Korporative) mund të shihet nga bizneset si një formë e investimit që ndihmon një kompani te veçohet me produktet dhe shërbimet e saj".

Nderkaq drejtori Ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë Arian Zeka, tha se "Ndjen kënaqësi që Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka qenë iniciatore dhe themeluese e Rrjetit CSR të Kosovës dhe që ka ndikuar në promovimin në mesin e bizneseve të vlerave dhe rëndësisë që ka përgjegjësia sociale korporative. Ai më tej tha se është e rëndësishme që gjithnjë e më tepër biznese t'i bashkohen kësaj iniciative duke e kuptuar se mirëqenia e bizneseve nuk mund të arrihet pa mirëqenien e shoqërisë dhe mjedisit në të cilin ato biznese operojnë".

Rrjeti CSR (Përgjegjësisë Shoqërore Korporative) në Kosovë u bëri thirrje të gjitha kompanive, duke përfshirë edhe bizneset e vogla dhe te mesme, që t'i bashkangjiten platformës së Rrjetit CSR në Kosovë për të i rritur forcat në rrugën drejt një bashkëpunimi të gjithë akterëve relevant.