Donacioni i IPKO Foundation për Rrjetin e Grupeve të Grave të Kosovës


Drejtoresha Ekzekutive e Rrjetit CSR në Kosovë, Lindita Daija, u shpreh se Rrjeti CSR në Kosovë ka kompani anëtare, të tilla si IPKO Foundation, të cilat vlerësojnë formimin dhe mbështetjen e bashkëpunimeve të cilat katalizojnë zhvillimin e mëtejshëm të ndërsjelltë. Daija u shpreh se është e një rëndësie vendimtare që kompanitë në Kosovë të jenë të angazhuara në promovimin e praktikave më të mira të CSR, kështu duke informuar publikun dhe bizneset e tjera private rreth implementimit të aktiviteteve me ndikimim pozitiv në shoqëri.

Anëtarja e Bordit e IPKO Foundation, Teresa Crawford u shpreh se duke zbatuar parimet e përgjegjësisë sociale, është demonstruar dhe një herë angazhimi i IPKO Foundation për të punuar me të gjitha palët relevante në zhvillimin e një agjende të qëndrueshme të bashkëpunimeve.

Në anën tjetër, përfaqësuesja nga Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës, Igballe Rogova u shpreh falenderuese ndaj donacionit të IPKO Foundation, kështu duke theksuar se me rrjetëzim mund të kontribuohet në fusha të ndryshme potenciale për bashkëpunime të mëtutjeshme. I

Gjatë konferencës u vlerësuan marrëveshjet e arritura të IPKO Foundation me Rrjetin e Grupeve të Grave të Kosovës, të cilat inkurajojnë partneritete të suksesshme, bashkëpunim shumëdimensional, dhe krijojnë bazë të shkëlqyer për projekte të ardhshme.