Industri e përgjegjshme, mjedis i shëndoshë!


Rrjeti CSR në Kosovë, në partneritet me Komitetin e Industrisë së Rëndë, organ i përbashkët i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe Odës Ekonomike të Kosovës, organizuan një tryezë për të diskutuar mbi rolin dhe përgjegjësinë ndaj mjedisit, posaçërisht të industrisë së rëndë në Kosovë. Gjatë tryezës u debatua mbi masat e nevojshme që kompanitë e këtij sektori duhet të ndërmarrin për të plotësuar normat e duhura mjedisore.

Anëtari i Bordit të Rrjetit CSR të Kosovës, Lekë Musa, theksoi se mbrojtja e mjedisit është njëra nga shtyllat dhe objektivat kryesore të Rrjetit CSR të Kosovës, dhe se kompanitë anëtare të këtij rrjeti - SharrCem duke qenë një nga kompanitë anëtare - mbesin të përkushtuara për realizimin e këtyre objektivave.

Të pranishmit dhe anëtarët e panelit, konsideruan se kompanitë e Industrisë së Rëndë duhet të vazhdojnë me investimet e tyre në mbrojtjen e mjedisit, njësoj si  investimet e viteve të fundit të kompanive SharrCem,  Ferronikeli, dhe Korporatës Energjetike të Kosovës.