Rrjeti CSR mbështet SOS Fshatrat në Kosovë

Rrjeti CSR në Kosovë dhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, iniciuan projektin "Së bashku për SOS", duke mbledhur donacion financiar për mirëqenien e fëmijëve të fshatrave SOS në Kosovë.

Rrjeti CSR, duke iniciuar dhe ofruar kontributin e tij në këtë projekt, mbështeti këtë iniciativë dhe tregoi përpjekjet e vazdueshme të Rrejtit për të ofruar ndihmën dhe për evente të tilla humanitare.

Përmes këtij eventi, Rrjeti CSR  ofroi ndihmë në sigurimin e një të ardhme më të mirë për fëmijët që kanë nevojë për mbështetjen e të gjithëve.

Rrejti CSR vazhdon të inicioj dhe mbështes projekte komunitare, të cilat rrisin ndërgjegjësimin e publikut dhe ndihmojnë personat në nevojë.