Rrjeti CSR shpërblen Procredit Bank dhe Rugove

Rrjeti për Përgjegjësi Shoqërore Korporative në Kosovë (CSR), me 18 Nëntor  mbajti Ceremoninë e Ndarjes së Shpërblimit CSR në Kosovë për vitin 2015.

Në këtë ceremoni solemne të organizuar nga Rrjeti CSR në Kosovë u prezentuan dhe u  shpërblyen projektet e përgjegjësisë shoqërore  me ndikimin më të qëndrueshëm në shoqëri.

Me këto projkete kanë aplikuar katërmbëdhjetë kompani, të cilat vazhdimisht ushtrojnë përgjegjësinë shoqërore në komunitetin ku operojnë: Cacttus, MDA, Grupi Alpin Prishtina, Ipko Foundation, Vala, Boost Global Innovation, Pestova, Ferronikeli, Raiffeisen Bank, Coca Cola Hellenic, KEDS, KOSTT, Procredit Bank dhe Rugove.

Gjatë ceremonisë u ndanë certifikata falenderimi të gjithë aplikuesëve si dhe u ndanë dy Shpërblime për fituesit, një për Korporata, i cili i’u nda Procredit Bankes dhe një për Ndërmarrje të Vogla dhe të Mesme, te cilin e mori Rugove.

Agon Gashi, Kryetar i Bordit në Rrjetin CSR, ndër tjerash theksoi se  është e rendesishme te kuptohet se është e mundur të ndërtohet dhe menaxhohet një biznes i sukseshëm dhe në të njejtën kohë të jetë i përgjegjshëm ndaj shoqerisë dhe ambientit. Mesazhi qe po dërgojme sot është që bizneset të luajnë një rol vendimtar në adresimin e nevojave të komunitetit ku operojnë, dhe se vazhdimisht të vetëdijësohemi për përgjegjësitë që kemi si biznese në ngritjen dhe implementimin e praktikave më të mira të CSR-së në kulturën e kompanive tona. Është vetëm një çështje kohe para se tregu dhe konsumatori  të fillojë ti shpërblejë kompanitë te cilat menaxhojnë biznesin e tyre në menyrë të përgjegjeshme dhe që kaë praktikat e CSR-së si bazë të zhvillimit.

Emmanuel Mitosu, Anëtar i Bordit në Rrjetin CSR Kosovo, gjatë fjalimit të tij foli për historikun e Rrjetit si dhe për rëndësinë e Përgjëgjesisë shoqërore nga bizneset, bazuar në përvojën e tij si udhëheqës i Korporatës Sharrcem e cila është shembull në përgjegjësinë shoqërore.

Arian Zeka, kryetar i Odes Amerikane në Kosovë, si një ndër themeluesit e parë të Rrjetit CSR, u shpreh se përmes aplikimit të parimeve të CSR-së, bizneset demostrojnë përkushtimin e tyre për të punuar me të gjithë akterët relevant në zhvillimin e një agjende të qëndrueshme ekonomike.

Përfaqësuesit e dy kompanive fituese, u shprehën të kënaqur që kontributi i tyre ndaj komunitetit është shpërblyer dhe premtuan se do të vazhdojnë me praktikën e njejtë edhe në të ardhmen.

Ndarja e Shpërblimit CSR organizohet çdo vit nga Rrjeti CSR për të vlerësuar  ndërmarrjet të cilat kontribuojnë në segmentin e CSR, pra gjithë atyre subjekteve afariste të cilat me aktivitetin e tyre ndikojnë në përmirësimin e mirëqenies ekonomike dhe sociale të shoqërisë.