Tavolinë e rrumbullakët: “Qasja e Personave me Aftësi Të Kufizuar në Tregun e Punës”

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Organizata Qeveritare Gjermane (GIZ), në bashkëpunim me Shoqaten Down Syndrome Kosova, organizon tryezë të rrumbullakët me temën kyçe Qasja e personave me Aftesi te Kufizuar në tregun e punës.

Qëllimi i tryezës është ndërgjegjësimi i palëve të interesuara dhe bizneseve për punësimin e personave me aftesi te kufziuar . Temat që do të prezantohen dhe diskutohen në tryezën e rrumbullakët janë koncepti dhe perkrahja e punesimit te personave me aftesi te kufizuar si dhe sherbimet e ndryshme sociale .

Në panel do të jenë edhe anëtari i bordit të Rrjetit CSR Kosova, z. Visar Kelmendi, si dhe drejtori i Rrjetit, z. Senton Kaçaniku

Tryeza e rrumbullakët do të mbahet me 27 tetor 2016, në ndertesen e GIZ-it , Prishtinë, duke filluar nga ora 10:15.

Ju lutem konfirmojeni pjesëmarrjen tuaj në këtë diskutim deri me 23 tetor 2016 në e-mail adresën vijuese:

Info@downsyndromekosova.org  si dhe ne numrat e telefonit +37744/476-750 ;038/610-715