Themelimi i një ndërmarrjeje shoqërore për personat me shikim të dëmtuar dhe aftësi tjera të kufizuara.

Javën e kaluar Drejtori Ekzekutiv i Rrjetit CSR Kosova mori pjesë në diskutimin e organizuar nga organizata People in Need, në lidhje me themelimin e një ndërmarrjeje shoqërore për personat me shikim të dëmtuar dhe aftësi tjera të kufizuara.

Bashkë me CSR Kosova, prezentë ishin edhe përfaqësues të Down Syndrome Kosova, HandiKOS, Shoqatës të të Verbërve të Kosovës, Kosova Pack & Recycling, dhe përfaqësues tjerë të biznesit dhe shoqatave të personave me aftësi të kufizuara.

Rrjeti CSR Kosova në vazhdimësi angazhohet për një qytetari korporative, ku biznesi ndihmon shoqërinë dhe kujdeset në forma të ndryshme për të drejtat e njeriut, ku normalisht hyjnë edhe të drejtat e personave me aftësi të kufizuara dhe komuniteteve tjera që gëzojnë më pak mundësi.