Shpërblimi Vjetor për CSR - 2015

Rrjeti i Kosovar për Përgjegjësi Shoqërore Korporative (Rrjeti CSR Kosovë) është rrjeti i parë i bizneseve në Kosovë i themeluar me qëllim të mbështetjes së zhvillimit të përgjithshëm socio-ekonomik duke zbatuar praktikat më të mira të CSR. Rrjeti është themeluar me 2011 nga udhëheqës të shquar të bizneseve Kosovare dhe ndërkombëtare të përkushtuar për ta rritur vetëdijen e publikut dhe të përfshijnë praktikat më të mira të CSR në kompanitë e tyre.

Rrjeti CSR-Kosovë njofton të gjitha subjektet ekonomike Kosovare për hapjen e konkursit për shpërblimin “Çmimi për CSR” në Kosovë.

Përgjegjësia Shoqërore Korporative (CSR) nënkupton përkushtimin nga ana e bizneseve që të sillen në mënyrë etike dhe të kontribuojnë në rritjen e qëndrueshme ekonomike duke punuar me të gjithë faktorët relevant për të përmirësuar jetën e tyre në mënyra që janë të mira jo vetëm për biznesin, por edhe për një axhendë të zhvillimit të qëndrueshëm dhe për shoqërinë në përgjithësi.

Çfarë është shpërblimi “Çmimi për CSR” në Kosovë?

Duke vlerësuar angazhimet e vazhdueshme të bizneseve që veprojnë në Kosovë për zhvillimin dhe zbatimin e praktikave të përgjegjësisë shoqërore të ndërmarrjeve dhe me qëllim të promovimit të aktiviteteve dhe praktikave të mira të CSR nga ana e bizneseve, Rrjeti CSR-Kosovë organizon për herë të tretë “Çmimin për CSR” në Kosovë.

Fryma e shpërblimit qëndron në iniciativat e reja dhe të frytshme të praktikave kryesore të biznesit për zhvillim të qëndrueshëm dhe për të ndihmuar shoqëritë ku ata operojnë që të bëhen vende më të mira për jetesë dhe punë.

Aplikantët duhet të demonstrojnë në mënyrë të qartë lidhjet në mes të praktikave kryesore të biznesit të tyre dhe kontributit që ata japin për zhvillim.

- A investon dhe a ka përqafuar biznesi juaj parimet e Përgjegjësisë Shoqërore Korporative (CSR)?

- A keni projekte që kanë ndikim pozitiv në ambientin, konsumatorët, punonjësit, komunitetet, akterët dhe të gjithë pjesëtarët tjerë të sferës publike?

Nëse PO, atëhere mos hezitoni të aplikoni tani për shpërblimin “Çmimi për CSR”!

Kategoritë:

-Çmimi për CSR-Bizneset e mëdha

-Çmimi për CSR-Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme

QË APLIKACIONI JUAJ TË MERRET PARASYSH, JU DUHET:

•   Të dëshmoni vlerën e lidhjeve në mes të praktikave kryesore të biznesit dhe principeve të Përgjegjësisë Shoqërore Korporative (CSR)

•   Të demonstroni në mënyrë të shkëlqyer përkushtimin e kompanisë në tërësi për Përgjegjësinë Shoqërore të Korporatave (CSR)

•   Të demonstroni, aty ku duhet dhe ku është e përshtatshme, një qasje partneriteti me të gjithë akterët tjerë të mëdhenj si element kyç në suksesin e një projekti. Partneritetet duhet të jenë shembull për tjerët dhe të demonstrojnë se ku duhet të përqendrohen përpjekjet e mëtutjeshme

•   Të theksoni atë që është arritur, pengesat që keni hasur, dhe çfarë keni mësuar

•   Të demonstroni ndërvarësinë midis  Përgjegjësisë Shoqërore Korporative (CSR) dhe qëllimeve të zhvillimit

Për të aplikuar për Shpërblimin “Çmimi për CSR”, shkarkoni formën e aplikimit nga www.csrkosovo.org dhe dërgojeni atë të plotësuar në info@csrkosovo.org.

Ju lutemi sigurohuni që t’i plotësoni të gjithat fushat e kërkuara, pasi që aplikacionet e papërfunduara nuk do të merren parasysh.

Afati i dorëzimit të aplikacioneve është 01 Shtator, 2015.

Paneli i cili do të bëjë përzgjedhjen e “Çmimi për CSR” do të përbëhet nga përfaqësues të bizneseve, Qeverisë, OJQ-ve, akademia dhe mediat.

Kliko këtu për të shkarkuar aplikacionin  Shqip._Kosovo_CSR_Award_2015_Aplikacioni_Shq.docx

BËHUNI PJESË E KOMUNITETIT I CILI PËRKRAHË VLERAT POZITIVE NË KOSOVË, APLIKO PËR TË FITUAR VLERËSIM NGA RRJETI MË I MADHË NË VEND “ÇMIMI për CSR 2015”.