UNICEF dhe Rrjeti CSR Kosova organizojnë tryezë të rrumbullakët, që fuqia e sektorit privat të përdoret në të mire të fëmijëve dhe rinisë

Sot me datë 30 Gusht 2018, Rrjeti CSR Kosova bashkë me UNICEF organizuan tryezën e rrumbullakët me drejtorë dhe pronarë të bizneseve/organizatave të shquara të Kosovës për të identiikuar dhe diskutuar idetë dhe mënyrat e investimit dhe mbështetjes së fëmijëve dhe rinisë nga sektori privat.  Kjo ngjarje u organizua pas nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit në mes të UNICEF dhe Rrjetit CSR Kosova në fillim të këtij muaji, ku këto dy organizata janë dakorduar të punojnë së bashku drejt identifikimit te Qëllimeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG) të caktuara nga Kombet e Bashkuara, për të bashkëpunuar drejt fuqizimit të rinisë së vendit dhe promovimit të vullnetarizmit në Kosovë.

Gjatë tryezës së rrumbullaket udhëheqës të shquar të organizatave treguan pikëpamjet e tyre, përfshirë: Dr. Brandao Co, Shef i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, z. Arian Zeka, Zëvendës Kryetari i Bordit të Rrjetit CSR Kosova. Znj. Linda Tahiri Rukiqi, Drejtore Ekzekutive e Rrjetit CSR Kosova dhe njëherit moderatore e kësaj tryeze, mirëpriti interesimin e të pranishmeve për të kontribuar në aktivitete të pergjegjshme ndaj shoqërisë, dhe tha se shpreson edhe kompani të tjera që veprojnë në Kosove do të jenë të gatshme të perqafojne ide inovative dhe të pergjegjshme të cilat kontribuojnë në një zhvillim më të qendrueshëm. Ajo shtoj se me fillimin e ketij bashkëpunimi, CSR Kosova është dakorduar të kontribuoj në misionin e UNICEF-it dhe së bashku të punohet për të rritur stabilitetin dhe prosperitetin në vend.

 

 

Kjo tryezë e rrumbullakët ishte mundësi për të dialoguar me drejtorë dhe pronarët e bizneseve për të identifikuar fushat potenciale të bashkëpunimit  me sektorin privat drejt mbështetjes së misionit të UNICEF, dhe perdorjen e fuqisë së biznesit në të mirë të femijeve dhe rinisë kosovare.