Rreth nesh

Rrjeti për Përgjegjësi Shoqërore Korporative (CSR) është rrjeti i parë i bizneseve i themeluar në Kosovë për CSR nga anëtarët themelues së tij. Rrjeti është themeluar me 21 Prill të vitit 2011 nga udhëheqës të shquar të bizneseve Kosovare dhe ndërkombëtare që kanë qenë të përkushtuar ta rrisin vetëdijen e publikut në CSR dhe në përfshijnë praktikat më të mira të CSR në kompanitë e tyre. Edhe pse tani një organizatë relativisht e vogël, rrjeti kërkon të rritet dhe të bëhet një rrjet stimulues që tërheq biznese të reja në promovimin e CSR në tërë Kosovën.

Rrjeti i CSR në Kosovë është anëtar i Rrjetit për Përgjegjësi Shoqërore Korporative të Evropës (CSR Europe), i cili është një hap tjetër i Rrjetit të integroj tutje organizatat kosovare në strukturat evropiane. Anëtarët themelues së Rrjetit CSR besojnë që është e një rëndësie vendimtare t'i kenë bizneset private të angazhuara në promovimin e praktikave më të mira CSR. Ne kemi identifikuar nevojën për informimin e publikut dhe bizneseve tjera private që koncepti CSR nuk është i limituar vetëm në filantropi dhe sponzorim.

Rrjeti për Përgjegjësi Shoqërore Korporative synon të përputhet me 10 principet e "Global Compact" që është kornizë e bazuar në principet për bizneset, duke deklaruar dhjetë principe në fushat e të drejtave njerëzore, ambientit dhe anti-korrupsionit. Mbrojtja e të drejtave njerëzore, të mbrojtura ndërkombëtarisht, eliminimi i punës së fëmijëve, promovimi i projekteve ekologjikisht miqësore, eliminimi i diskriminimit të lidhur me punë apo profesion dhe promovimi i vlerave anti-korruptive  janë disa prej fushave që Rrjeti CSR ka për qëllim t'i adresojë.

Misioni

Rrjeti për Përgjegjësi Shoqërore Korporative (CSR) është një organizatë jo-fitimprurëse, joqeveritare e themeluar nga anëtarët e saj me qëllim të mbështetjes së zhvillimit të përgjithshëm ekonomik duke zbatuar praktikat më të mira të CSR në shoqëri gjithashtu duke u përputhur me principet e lartpërmendura të "Global Compact."

Vizioni

Rrjeti CSR është i përkushtuar ta pranojë përgjegjësinë për veprat e kompanisë dhe inkurajimin e ndikimit pozitiv përmes aktiviteteve tona në lidhje me mjedis, konsumatorë, punëtorë, komunitete, palëve të interesuara dhe publikut të gjerë.

Shiko lokacionin